“Bruno Fernandes është plotësisht i përkushtuar ndaj Manchester United dhe do të vazhdojë të mbajë shiritin e kapitenit”. Kështu shprehet Michael Carrick, trajneri të cilit bordi i “Djajve të Kuq” i ka besuar drejtimin e përkohshëm të skuadrës, ndërsa përgatit ekipin për përballjen e rëndësishme në Premier League kundër Chelsea.

Carrick e la në stol mesfushorin portugez gjatë humbjes 3-0 në shtëpi ndaj Bournemouth të dielën, pas komenteve të Fernandes, i cili vuri në dyshim taktikat e përdorura në humbjen 4-1 në Champions League kundër Como.

Carrick theksoi se nuk ka asnjë vendim për t’u marrë në lidhje me statusin e Fernandes si kapiten. “Situata brenda ekipit dhe klubit është e qartë. Ai është një lojtar i rëndësishëm për këtë grup, ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë. Duhet të bëjmë ndryshimin dhe t’i orientojmë gjërat në drejtimin e duhur,” – shtoi trajneri i United.

“Ai është plotësisht i përkushtuar ndaj këtij klubi dhe përmirësimit të situatës. Nuk ka absolutisht asnjë problem. Për mua, nuk ka ndryshuar asgjë. Ishte thjesht një vendim për ndeshjen kundër Bournemouth, kaq. Ai e ka udhëhequr ekipin në mënyrë të shkëlqyer në shumë ndeshje ndër vite dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Nuk ka absolutisht asnjë problem“, tha Carrick.

The post Carrick shuan kritikat: Bruno Fernandes ka qenë dhe do të jetë kapiten i Manchester United appeared first on Telesport.