“Jam thellësisht i zhgënjyer me rezultatin ndaj Tottenham, por vazhdojmë përpara. Ishte një paraqitje me luhatje, pasi nuk arritëm të gjenim ritmin e duhur në lojë, si me topin ashtu edhe pa të. Ishim paksa të çakorduar”, tha Michael Carrick.

Trajneri i Manchester United kërkon të nxjerrë mësime nga këto rezultate zhgënjyese të këtij fillimsezoni dhe të përqendrohet tek e ardhmja: “Ka ndodhur disa herë ku kemi pësuar gola në fund që na kanë kushtuar fitore dhe kjo ndryshon shumë gjëra”.

“Ndryshon mënyrën se si ndihemi për veten, ndryshon bilancin e pikëve dhe perspektivën. Ndaj, duhet të përmirësohemi në menaxhimin e ndeshjeve, kjo është e sigurt, sapo të gjendemi në një pozicion të favorshëm“, tha Carrick.

“Nuk kemi shumë kohë, pasi të martën luajmë në Champions League kundër Atletico Madrid, një rivali të vështirë. Duhet të mësojmë nga këto situata dhe të rikthehemi sa më shpejt te fitorja, që të rifitojmë qetësinë”, tha Carrick.

The post Carrick: Të zhgënjyer nga barazimi me Tottenham, tani vëmendja te sfida me Atletico në Champions appeared first on Telesport.