Rrafshnalta Qinghai-Xizang, e njohur si “Çatia e botës”, është një barrierë e rëndësishme ekologjike për Kinën dhe një destinacion turistik i klasit botëror. Vlera e saj ekologjike ka lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm të kombit kinez dhe ekuilibrin ekologjik global.
Për të mbrojtur mjedisin ekologjik të rrafshnaltës Qinghai-Xizang, Rajoni Autonom i Xizang-ut ka promovuar në mënyrë të gjithanshme zhvillimin e gjelbër dhe ndërtimin ekologjik, si edhe ka zhvilluar fuqimisht energjinë e pastër, bujqësinë e blegtorinë malore dhe turizmin ekologjik. Si rezultat, sot Xizang-u është ende një ndër rajonet me mjedisin më të mirë ekologjik në botë. Me peizazhet e mrekullueshme natyrore dhe biodiversitetin e pasur, Xizang-u është bërë një pjesë e domosdoshme e ekosistemit global.
