Tifo grupi “Shvercerat” përmes një shkrimi njoftojnë se kanë arritur marrëveshje me FC Shkupin, përcjell TV21. Tifo grupi thotë se tani do të kenë 3 përfaqësues në strukturën e klubit.

Njoftimi i Shvercerave:

Mbas një takimi të drejtpërdrejt e pa filtra mes nesh dhe kryesisë së FC Shkupit, kërkuam dhe morëm atë që na takon!

Gabimet nuk do të përsëriten këtë herë loja është ndryshe!

Kërkuam që në strukturën e re të klubit të jenë 3 përfaqësues nga vetë Shvercerat, të zgjedhur direkt nga tifogrupi jo më vendime pas shpine, tash e tutje çdo hap me ne!

Kishim edhe kërkesa tjera që u pranun dhe krejt do t’i sqarojmë në mbledhjen që po vjen!

S’ka më terr, gjithçka do të dalë në dritë!

Sot në ora 18:00 krejt te stadiumi!

Ndeshja miqësore: FC Shkupi vs Brera

Pas ndeshjes, mbledhje e rëndësishme ku do flasim qartë për marveshjen dhe hapat e ardhshëm.

Mos mungo! Nuk ka më vend për spektatorë, ose je pjesë, ose je jashtë!

Krejt bashkë, një zë, një qëndrim për FC Shkupin dhe Shvercerat!

SHVERCERAT ZEMRA E QYTETIT, TRURI I KLUBIT!