Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Hajrullah Çeku, ka arritur në selinë e kësaj partie pas përfundimit të procesit të votimit.

Ai ka deklaruar se tashmë ka nisur procesi i numërimit të votave dhe se vullneti i qytetarëve gjendet brenda kutive të votimit.

“Ka nisur procesi i numërimit, vullneti i qytetarëve është brenda kutive. Ka qenë një ditë e qetë, e mirë për demokracinë, prandaj i përgëzoj qytetarët për maturinë që kanë treguar. Nuk dua t’i komentoj Exit Pollet. E kemi KQZ-në, institucion të shtetit, komisionarët dhe vëzhguesit. Të presim rezultatin përfundimtar”, ka thënë Çeku, duke shtuat se nuk kanë vërejtur ulje të përqindjes si subjekt politik.

Ai e ka vlerësuar ditën e zgjedhjeve si të qetë dhe ka theksuar se qytetarët treguan pjekuri dhe përgjegjësi gjatë procesit zgjedhor.