Drejtoria e të Ardhurave Publike lëshoi në përdorim mundësinë për të marrë certifikatën elektronike të të ardhurave për vetëm pesë minuta. Ky dokument mund të tregojë se sa të ardhura ka pasur qytetari gjatë një viti, por edhe vetëm për disa muaj. Ky dokument në thelb është falas, dhe më së shpeshti përdoret nga qytetarët kur duan t’u tregojnë institucioneve të tjera se cilat janë të ardhurat e tyre, në mënyrë që të ushtrojnë të drejta të caktuara si bursa, ndihma sociale dhe të drejta të tjera që u garantohen. Për dy shërbime do të paguhet tarifë administrative prej 100 denarë, nëse qëllimi i dokumentit është për paraqitje në organet tatimore të huaja ose për qëllime të tjera.
“Synimi ynë është që ky dokument të përdoret kudo që qytetarët duhet ta përdorin dhe si pjesë e planit të komunikimit për promovimin e kësaj certifikate, kemi përfshirë edhe informimin e institucioneve të tjera dhe administratave të tjera tatimore ku edhe qytetarët mund të kenë nevojë të aplikojnë dhe të dorëzojnë këtë dokument, dhe sigurisht do të njoftohen edhe bankat, punëdhënësit, përkatësisht kudo që mund të ketë nevojë”, tha Elena Petrova.
