Pak orë para gjysmëfinales së parë të këtij Botërori, mes Francës dhe Spanjës, babai i Lamine Yamal është bërë protagonist, për shkak të një reagimi të tij jo shumë ndaj disa gazetarëve.
Një ekip gazetarësh iu afrua Mounir Nasraou për të përgëzuar për të birin, por reagimi i tij nuk ishte ai që ata prisnin.
Dukshëm i bezdisur nga filmimet, babai i Yamalit u ngrit dhe u kërkoi të pranishmëve të ndalonin së filmuari dhe ta linin të qetë. “Ju lutem, mos më filmoni. Faleminderit”, dëgjohet të thotë në video.
“Nuk keni pse të më përgëzoni,” shtoi ai. Mounir Nasraou u acarua edhe më shumë, kur gazetarët refuzuan të largoheshin: “Çfarë doni, që unë t’ju hedh telefonin apo çfarë?”, reagoi ai me nervozizëm,
Sigurisht që video është bërë virale dhe komentet kanë qenë të shumta. Disa i dalin më mbrojtje babait të Lamine Yamal, pasi mendojnë se gazetarët e kanë tepruar me insistimin e tyre dhe aq më tepër që e kanë filmuar pa dëshirë. Një pjesë tjetër e sheh këtë si sjellje egoiste.
«¿Qué quieres, que te tire el móvil o qué?».
Unos periodistas se acercaron para felicitar al padre de Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, y pasó esto: pic.twitter.com/ej6ee33ZOI
— Palo Justo (@PaloJusto) July 14, 2026
The post “Çfarë doni, që unë t’ju hedh telefonin apo çfarë?”! Gjesti i babait të Lamine Yamal pak para gjysmëfinales bëhet viral (video) appeared first on Telesport.
