Portieri më i mirë në botë është drejt skadimit të kontratës në verë. Fjalët e Gianluigi Donnarumma për të ardhmen e tij kanë qenë të qarta dhe të kristalta: “Kam ende një vit kontratë, ka kohë për të folur për rinovimin, zgjedhja është e klubit. Nëse ata duan që të qëndroj, unë do të qëndroj, duhet vetëm të firmosim. Ata e dinë çfarë dua”.
Me fjalë të tjera: vullneti i Gigio është i qartë, i shkruar, i vendosur. Ai e do Parisin, e do PSG, është i lumtur në dhomën e zhveshjes ku bën pjesë dhe shumë i vlerësuar nga shokët e skuadrës, edhe trajneri i tij, Luis Enrique. Prandaj, tani topi kalon në fushën e Luis Campos, njeriu i merkatos pariziene, dhe të presidentit Nasser Al-Khelaifi.
Çfarë mungon? Marrëveshja ekonomike. Donnarumma është i qartë: “Duhet vetëm të firmosim, ata e dinë çfarë dua”. Ajo që kërkon italiani është padyshim një rrogë jo më e ulët se aktualja, siç (në mënyrë absurde) iu propozua së fundmi. Ai kërkon rreth 10 milionë euro në vit nga klubi i Katarit.
Oferta aktuale është rreth 6 milionë, por kjo diferencë mund të kapërcehet me paraqitje si ajo kundër Arsenalit. Për më tepër, ata që e njohin mirë mënyrën e punës së Campos e dinë se ai dëshiron ta kënaqë një portier që e adhuron dhe që në fund do ta bindë Al-Khelaifin që t’iu përgjigjet kërkesave të Gigios dhe agjentit të tij Enzo Raiola.
Edhe sepse pretenduesit e italianit nuk mungojnë, edhe pse vështirë se mund të ofrojnë një shumë të tillë dyshifrore si pagë. Donnarumma ka vlerësim dhe interes nga Juventusi e Interi në Itali, por edhe nga klubet e mëdha angleze.
Mesazhi është dërguar qartë dhe drejtpërdrejt në zyrat e larta të PSG-së. Megjithatë, fjalët e Luis Enrique tingëllojnë edhe si një paralajmërim për shefat e klubit: “Të kemi një portier si ai është thelbësore për ne”.
The post Çfarë mungon ende, pse po heziton PSG-ja për të rinovuar me Donnarumma? appeared first on Telesport.