Janë mbyllur pjesët e para të ndeshjeve të mbrëmjes në Champions League. Pas fitores së arritur nga Shakhtar Donetsk ndaj Young Boys dhe asaj të Club Brugge ndaj Aston Villa, sonte po luhen 7 sfida të tjera që mbyllin kështu javën e katërt të fazës së grupit.
Interi po udhëheq ndaj Arsenalit me penalltinë e realizuar nga Calhanoglu në fund të pjesës së parë me prekje me dorë nga Merino brenda zone pas devijimit të Taremit. Për arbitrin asnjë dyshim dhe 11-të metërsh: turku ka mposhtur Raya pa vështirësi. Interi e nisi fort dhe Dumfries goditi shtyllën. Arsenal reagoi por nuk pati raste konkrete në sulm por vetëm krosime të rrezikshme dhe goditjë nga këndi.
Në Serbi, Barcelona po fiton 2-1 ndaj Crvena Zvezdas në një ndeshje të tensionuar me faulla dhe sidomos shumë grintë. Miqtë shënuan me Inigo Martinez, por vendasit barazuan. Më pas ishte Leëandoëski ai që i dha sërish avantazhin katalanasve.
Sparta Praga në pjesën e parë pësoi gol nga Brest, kurse mes PSG dhe Atletico Madrid ndeshja në 45′ e para është fiksuar në 1-1. Golit të Emery i është përgjigjur Molina. Barazim 0-0 mes Stuttgart-Atalanta dhe Bayern Munich-Benfica, e nisur me vonesë.
The post CHAMPIONS: Interi gjen avantazhin me Calhanoglu, PSG dhe Atletico barazpeshohen! Lewandowski vendimtar në Serbi (VIDEO) appeared first on Telesport.

