Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për ditën e sotme në Champions League. Aston Villa mori një fitore të jashtëzakonshme 2-3 në transfertën ndaj Club Brugge.

Anglezët gjetën avantazhin që në minutën e 10-të me John McGinn, i cili shënoi me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës, pas asistit të Pau Torres.

Vendasit barazuan shifrat me Hugo Vetlesen në minutën e 19-të, pas asistit të Jan Virgili. Reagimi i anglezëve ishte i menjëhershëm, duke gjetur sërish golin e avantazhit.

Në minutën e 22-të, Emiliano Buendia e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë, pas asistit të Joao Gomes. Në fund të pjesës së parë, Nicolas Jackson shënon golin e tretë për Aston Villa, pas një pasimi të bukur të Pau Torres dhe daljes se gabuar të portierit Yan Sommer. Ky është goli i parë për sulmuesin senegalez me fanellën e Aston Villa.

Në minutën e 61-të, Nicolo Tresoldi ngushton shifrat në 2-3 nga pika e bardhë e penalltisë, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga Aaron Wan-Bissaka.

SHIKOGOLAT

Në Athinë, AEK fitoi 1-0 ndaj LASK, pas supergolit të Razvan Marin, nga goditja e dënimit në minutën e 21-të. Ekzekutim perfekt i mesfushorit rumun.

Në minutën e 64-të, Luka Jovic shënon me kokë, pas një krosimi në zonë, por goli i sulmuesit serb u anullua për pozicion jashtë loje. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Thomas Strakosha mungoi në këtë takim, për shkak dëmtimi. Stavro Pilo, titullar.

SHIKOGOLIN

The post Champions League: Aston Villa me fitore të rëndësishme në Belgjikë, AEK mjaftohet me një supergol (video) appeared first on Telesport.