Mbrëmja e sotme duket se do të jetë e mbushur plot me gola në Champions League, pasi janë zhbllokuar që në minutat e para disa nga sfidat.
Amir Rrahmani ka kaluar në avantazh Napolin në transfertën ndaj Villarreal. Fillimisht, De Bruyne e ekzekuton shkurt goditjen nga këndi, Gilmour dërgon një krosim të lartë drejt zonës së vogël, goditja me kokë e Rrahmanit detyron portierin e Villarreal të bëjë një pritje të jashtëzakonshme duke e devijuar topin në pjesën e poshtme të traversës, e më pas mbrojtësi dardan gjen rrjetën në tentativën e dytë. SHIKOGOLIN
Në “Metropolitano”, Atletico Madrid po udhëheq 1-0 ndaj Manchester United, pas golit të Pablo Barrios. SHIKOGOLIN
Viking befason Bayern Munich, duke gjetur avantazhin që në minutën e 2-të. Gianni Stensness shënoi me kokë pas një krosimi nga goditja e këndit dhe përgjumjes totale të mbrojtjes bavareze dhe portierit Jonas Urbig. SHIKOGOLIN
The post Champions League LIVE: GOOOOOOOL RRAHMANI. Portieri dhe mbrojtja e Bayern në gjumë (video) appeared first on Telesport.
