Kanë ardhur golat e parë në sfidat e mbrëmjes në Champions League, të vlefshme për javën e katërt për fazën e grupeve. Në “Camp Nou”, Barcelona po kryeson 1-0 ndaj Aston Villa, falë golit të Lamine Yamal në minutën e 7-të, pas një gafe të skuadrës angleze në zonën  e saj.

Në “Old Trafford”, Roma ka kaluar në avantazh të dyfishtë  ndaj Manchester United, falë golave të Matias Soule në minutën e 12-të, pas një asisti fantastik të Rodrigo Mora dhe penalltisë së Donyell Malen. Kampionët në fuqi të Europës, PSG, kryesojnë 0-4 në transfertë ndaj Villarreal. Francezët kanë shënaur 3 gola ëpr 4 minuta, Joao Neves 9′, Desire Doue 11′, Senny Mayulu 13′ dhe Fabian Ruiz 17′.

Ne Rotterdam, Inter është në avantazh 0-1 ndaj Feyenoord, falë golit të Yann Bisseck në minutën e 8-të. Mungon ende goli në “Metropolitano”, në supersfidën Atletico Madrid-Bayern Munich.

SHIKOGOLAT

The post Champions League LIVE/ Vijnë golat e parë të mbrëmjes. PSG shënon 4 gola për 17 minuta. Në avantazh Inter, Roma dhe Barcelona (video) appeared first on Telesport.