Kanë përfunduar pjesët e para në katër takimet e mbrëmjes në Champions League. Në “Santiago Bernabeu”, Real Madrid po fiton 2-0 ndaj Interit, në pjesën e parë.

Në minutën e 14-të, pas një topi të humbur nga Curtis Jones dhe një mungesë vëmendjeje e Yann Bisseck, ishte Kylian Mbappe që dërgoi topin në portën e Josep Martinez, pas pasimit të Brahim Diaz.

Një minutë më pas, Lautaro Martinez, pengohet në zonë, goditje dënimi për Interin. Godet Hakan Calhanolgu, super pritje nga Thibaut Courtois.

Në minutën e 23-të, Benjamin Pavard kthen topin te Josep Martinez, ky i fundit humb kontrollin e topit dhe aty përfiton Federico Valverde, i cili e dërgon në rrjetë dhe i jep avantazhin e dyfishtë madrilenëve.

Në minutën e 36-të, Curtis Jones i afrohet golit, por goditja e anglezit shkon ngjitur me shtyllën e majtë. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për Real Madridin.

SHIKOGOLAT

Në “Pierre-Mauroy”, Lille po udhëheq 2-1 ndaj Real Betis. Francezët gjetën të parët golin në minutën e 12-të, ku japonezi Ayase Ueda shënoi me kokë, pas krosimit të Ethan Mbappe. Në minutën e 33-të, Betis barazon shifrat me Marc Bartra. Mbrojtësi shënon me kokë, pas krosimit perfekt të Pablo Fornals.

Megjithatë, reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm duke gjetur golin e avantazhit 2-1 me Alexsandro, në minutën e 36-të, i cili shënoi me kokë, pas krosimit të Gaetan Perrin, nga goditja e këndit.

SHIKOGOLAT

Mungon goli në dy sfidat e tjera, Porto-Man. City dhe Dortmund-Villarreal. Të dyja sfidat mbyllen 0-0, për pjesën e parë.

The post Champions, pjesët e para: Inter me dy dhurata ndaj Realit, Lille reagon shpejt. Mungon goli në dy sfidat e tjera (video) appeared first on Telesport.