Manchester City-Chelsea, do të jetë finalja e madhe e FA Cup për sezonin 2025-2026, e cila do të luhet më datë 16 maj në mitikun “Wembley”.

Në gjysmëfinalen e dytë të luajtur sot po në Wembley, Chelsea fitoi 1-0 ndaj Leeds, duke siguruar biletën për në finale. Sfida u zhbllokua në minutën e 23-të, ku pas një krosimi të Pedro Neto, ishte Enzo Fernandez që dërgoi me kokë topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Chelsea-n, por rezultati mbetet i pandryshuar deri në fund të pjesës së dytë.

Trajneri i përkohshëm i Chelsea-s, Calum McFarlane e nis me këmbë të mbarë, duke marrë fitore që në ndeshjen e tij të parë zyrtare në krye të “Bluve” dhe duke siguruar finalen. Kujtojmë që Chelsea vinte në këtë gjysmëfinale pas pesë humbjeve rresht në Premier League dhe shkarkimit në mesjavë të Liam Rosenior.

SHIKOGOLAT

The post Chelsea më në fund fiton një ndeshje dhe siguron biletën për në finalen e FA Cup. Vendos goli i Enzo Fernandez (video) appeared first on Telesport.