Chelsea ka siguruar sonte kualifikimin në gjysmëfinale të EFL Cup (Carabao) pas fitores 3-1 ndaj Cardiff City, në një ndeshje ku “Blutë” vendosên fatin e tyre sidomos pjesên e dytë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me londinezët që krijuan disa raste të mira, por u ndalën disa herë nga portieri Nathan Trott, i cili u shqua me pritje vendimtare, veçanërisht ndaj Marc Guiu dhe më vonë Alejandro Garnachos.

Pas pushimit, trajneri Enzo Maresca ndërhyri me zëvendësime dhe efekti ishte i menjëhershëm. Në minutën e 57-të, pas një aksioni të bukur të Facundo Buonanotte, topi shkoi te Alejandro Garnacho i cili shënoi golin e avantazhit për Chelsean me një goditje të saktë në cepin e portës.

Cardiff reagoi dhe arriti barazimin në minutën e 75-të, kur Perry Ng asistoi bukur nga krahu, ndërsa David Turnbull realizoi me kokë për 1-1.

Megjithatë, gëzimi i vendasve zgjati pak, pasi vetëm shtatë minuta më vonë, Andrey Santos gjeti Pedro Neton të lirë në zonë, i cili me një goditje të parë mposhti Trottin dhe vulosi fitoren 2-1 për Chelsean.

Në minutat shtesë, Chelsea vulosi përfundimisht fitoren, teksa në minutën 90+4 Alejandro Garnacho shënoi golin e tij të dytë personal dhe të tretin për ekipin, duke mbyllur takimin me rezultatin 3-1.

The post Chelsea siguron gjysmëfinalen e Carabao Cup: pjesa e dytë vendimtare dhe super Garnacho! appeared first on Telesport.