Mundësi shqiptar Chermen Valiev ka marrë sot medaljen e argjendtë në Botërorin që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë, në peshën 74kg të stilit të lirë. Në finale, ai u mund 8-2 nga rivali japonez Kota Takahashi.

Ndonëse pritej një medalje e artë, duke qenë se kishte kaluar në gjysmëfinale rivalin e tij më të fortë, Valiev në fund kënaqet me të argjendtën, që gjithsesi mbetet një rezultat i jashtëzakonshëm.

Takahashi arriti të tregohet më konkret në tapet, duke befasuar Valiev, që këtë herë nuk arrin dot të bëjë mrekullinë. Ai do të varë në qafë medaljen e vendit të dytë në peshën 74kg, në stilin e lirë.

Në katër sfidat e mëparshme të kësaj peshe, Valiev kishte arritur 4 fitore: Dy të parat në fazat eliminatore (12-2 ndaj Tugsjrgal Erdenebat të Mongolisë dhe po 12-2 ndaj belgut Ibragim Veliev).

Në çerekfinale, Valiev mundi 7-5 rivalin amerikan Dacid Carr, në një sfidë të ekuilibruar deri në fund. Ky sukses e çoi mundësin kuqezi në gjysmëfinale, ku arriti të mposhtë rivalin rus Zaurbek Sidakov me shifrat 6-4.

The post Chermen Valiev i argjendtë në Botëror, mundësi kuqezi humbet finalen ndaj rivalit japonez appeared first on Telesport.