“Shoh rritje, djemtë po angazhohen shumë dhe këto ditë kemi punuar fort. Në këtë moment nuk na interesojnë shumë rezultatet e ndeshjeve që luajmë, por duam të bëjmë një punë të mirë dhe mbi të gjitha të përmirësohemi fizikisht”. Ky ishte vlerësimi i trajnerit të Interit, Cristian Chivu, pas barazimit në derbin miqësor ndaj Milanit, zhvilluar në Perth.

© Getty Images

“Disa lojtarë patën minuta të mira dhe jemi të kënaqur me cilësinë që treguan, edhe ps e nuk janë ende në formën më të mirë dhe këmbët nuk janë akoma të freskëta, – pranoi Chivu. – Në fillim të ndeshjes patëm pak vështirësi për t’i zënë hapësirat, bëmë disa gabime më shumë në qarkullimin e topit dhe në daljen nga mbrojtja, ishim pak me nxitim për t’i bërë si duhet gjërat.

© Getty Images

Gjithsesi duhet vlerësuar edhe kundërshtari, që na vendosi në vështirësi me presionin e tij. Me kalimin e minutave u rritëm, gjetëm më shumë mënyra për të dalë përpara dhe mendoj se luajtëm mjaft mirë”.

© Getty Images © Getty Images © Getty Images © Getty Images © Getty Images © Getty Images

The post Chivu, pas derbit miqësor ndaj Milanit: Shoh rritje te lojtarët, rezultati nuk na intereson shumë appeared first on Telesport.