Alphadjo Cissé ka arritur në kuotën e 10 golave këtë sezon, duke qenë sërish protagonist në fitoren 4-2 të Milanit ndaj Olympiacos në Athinë.

“Nuk zhvilluam një pjesë të parë të mirë. Nuk ishte e lehtë të riktheheshim pas pushimit në disavantazh, por luajtëm mirë në pjesën e dytë dhe jemi të lumtur që morëm tri pikët, – deklaroi sulmuesi. – Shënimi i golit është gjithmonë kënaqësi. Nuk jam i kënaqur me paraqitjen time në këtë ndeshje, por marrim me vete golin dhe fitoren. Në pjesën e parë mund të bëja shumë më mirë”.

I pyetur për hapësirat e përmirësimit, ai shtoi: “Vij nga një sezon në të cilin qëndrova jashtë fushave për 4-5 muaj. Rikthimi nuk është i lehtë, edhe pse tashmë jemi në nëntor, por po punoj për këtë”.

Për trajnerin Amorim u shpreh: “Është shumë bukur të punosh me trajnerin dhe stafin e tij. Na ndihmojnë shumë, po rritemi dhe puna e tij po jep rezultate”.

Në fund, foli edhe për dy golat me kokë këtë sezon: “Është diçka e re për mua. Në të kaluarën kam shënuar ndoshta vetëm një gol me kokë në karrierë, ndërsa këtë sezon kam dy. Të shohim si do të vazhdoj”.

The post Cissé arrin kuotë dyshifrore golash: Është kënaqësi të punosh me Amorim, puna e tij po jep rezultate appeared first on Telesport.