Ka nisur me gol përballja e madhe mes Arsenal-it dhe Manchester City-t, e vlefshme për Superkupën e Anglisë.

Kanë qenë kampionët në fuqi të Premier League që kanë arritur të shënojnë me shumë lehtësi pas vetëm 25 sekondash lojë.

Autori i golit ka qenë Calafiori, i cili ka marrë një pasim të zgjuar nga Skelly dhe ka ndëshkuar me lehtësi Donnarumma-n.

GOLI I CALAFIORIT – VIDEO

Situata është vështirësuar për ekipin e Maresca-s në minutën e 28-të, me Arsenal-in që ka arritur të gjejë edhe golin e dytë.

Sulmuesi i Topçinjve ka përfituar nga përgjumje e përgjithshme e mbrojtjes së City-t dhe ka çuar shifrat në 2-0 me një goditje me kokë.

Arsenal [2]-0 Manchester City – Kai Havertz 28′ – VIDEO

The post City në “gjumë”, Arsenal dyfishon avantazhin me Havertz (Video) appeared first on Telesport.