Manchester City ka barazuar 2-2 kundër Crystal Palace në javën e 15-të të Premier League.

Ndeshja e luajtur në Selhurst Park ka nisur shumë keq për kampionët në fuqi të Anglisë.

Crystal Palace [1] – 0 Manchester City – Daniel Muñoz 4′ – Video

Vendasit, në fakt, kanë kaluar në avantazh pas vetëm katër minutash lojë me Munoz, i cili ka kapur të papërgatitur mbrojtjen e Citizens.

Crystal Palace 1 – [1] Manchester City – Erling Haaland 30′ – Video

Kundërpërgjigjja e lojtarëve të Pep Guardiola-s ka ardhur në minutën e 30-të me golin e barazimit të shënuar nga Haaland.

Crystal Palace [2] – 1 Manchester City – Maxence Lacroix 56′ – Video

Pjesa e dytë ka filluar si ajo e para për miqtë, me Palace që është kthyer në avantazh falë një goli të Lacroix në minutën e 56-të.

Crystal Palace 2 – [2] Manchester City – R. Lewis 68′ – Video

Manchester City ka reaguar duke barazuar në minutën e 68-të me të riun Lewis, por nuk ka arritur të gjejë golin e fitores dhe në minutën e 84-t ka mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Lewis.

Në dy ndeshjet e tjera të orës 16, Aston Villa ka mundur 1-0 Southampton dhe Brentford ka fituar 4-2 kundër Newcastle.

Standings provided by Sofascore

The post City nuk është “shëruar” akoma, Palace ndal kampionët (Video) appeared first on Telesport.