Manchester City dështon që në përpjekjen e parë për objektivin kryesor të merkatos së verës për mesfushën. Bëhet fjalë për një lojtar të kërkuar edhe vjet.

Klubi anglez raportohet se ka ofruar 75 mln euro për yllin e Real Madrid, Edoardo Camavinga.

Florentino Perez nuk ka lëshuar asnjë sinjal se po planifikon shitjen e francezit, por vetë ky i fundit ka refuzuar Pep Guardiolën.

Camavinga nuk ka pranuar as të dëgjojë ofertën e plotë të “The Citizens” për pagën dhe bonuset. Ai e sheh të ardhmen vetëm në Madrid, ku pret të fitojë shumë trofe, më shumë se në Premier League me fanellën e City.

The post City ofron 75 mln euro për yllin e Real Madridit, por shtanget nga reagimi i lojtarit appeared first on Telesport.