Mbrëmjen e djeshme, Cllevio shënoi rikthimin e tij në skenë pasi rifitoi lirinë, një ngjarje që mori vëmendje të madhe në jetën e natës në Tiranë.

Kleviol Ahmeti u shfaq i qetë, duke iu drejtuar me sinqeritet të pranishmëve. Fjalët e tij në mikrofon zbuluan dikë që e kishte ndjerë vërtet mungesën e skenës. “Faleminderit të gjithëve. Jam shumë i emocionuar… Më kanë rënë dritat këtu, s’po shoh njeri,” tha Cllevio, duke mos e fshehur emocionin e kësaj daljeje të parë pas izolimit.

​Pas këtij momenti falënderimi, reperi zbuloi një detaj nga prapaskena. Për t’ua kthyer respektin fansave që kishin ardhur për ta dëgjuar, ai ndau një surprizë për mbrëmjen.

“Pyeta çunat e pronarit sa kushton një teke tekila. Dhe i thashë më jep një çmim se dua të qeras gjithë klubin me nga një teke tequila… Bëmë muhabetin se si do shkonte,” u shpreh ai para turmës.

Më pas, njoftoi se në orën 2:30 të mëngjesit, klubi do të kishte gati qerasjen për të gjithë, si një dhuratë e drejtpërdrejtë nga ai.

​Cllevio e theksoi se ky gjest nuk ishte një shfaqje, por thjesht një shenjë mirënjohjeje. “Dua t’ju respektoj me një gjest simbolik,” u shpreh ai, duke dashur t’i nderonte të gjithë të pranishmit. “Unë nuk pi alkool se jam me ilaçe, arsye shëndetësore, por për ju do ta pi një gotë,” e mbylli ai fjalimin duke ngritur peshë sallën.

The post Cllevio bën veprimin e papritur për publikun në mes të koncertit appeared first on Veriu.info.