Derbi i qytetit mes Dinamos dhe Partizanit doli një spektakël i vërtetë dhe me plot 2 penallti të humbura dhe dy të shënuara. Në javën e 13-të të Abissnet Superiore, Partizani u imponua 4-1 dhe u rikthye me një fitore me karakter.

Dinamo ishte më e rrezikshme në minutat e para dhe provoi dy herë me Ruçin, por pa sukses. Avantazhi erdhi në minutën e 33-të, kur Murataj shfrytëzoi një moment paqartësie në mbrojtjen e Dinamos dhe shënoi me kokë në portën bosh.

GOLI I ALIUT

Para mbylljes së pjesës së parë, të kuqtë patën penallti, por Aldo Teqja i ndaloi goditjen Aliut dhe e mbajti Dinamon në lojë.

Goli i Fadairos – Video

Në pjesën e dytë, Dinamo fitoi një penallti tjetër në minutën e 54-të, por Human e humbi. Menjëherë pas kësaj, Aliu shënoi një gol të bukur nga distanca dhe e dyfishoi rezultatin.

GOLI I NANIT – VIDEO

Dy golat e fundit erdhën nga Fadairo dhe Skuka, të dy nga pika e bardhë, duke i dhënë Partizanit tre pikët.

GOLI I SKUKES – VIDEO

Skuadra e Mislav Karoglanit ka tani 13 pikë dhe ndodhet e 9-ta, sa edhe Vora që është e 8-ta. Dinamo, nga ana tjetër, pësoi humbjen e tretë radhazi dhe mbetet e 5-ta me 17 pikë, duke konfirmuar krizën e saj.

The post Çmenduri dhe e paprecedentë në derbin Dinamo-Partizani. Të kuqtë triumfojnë me goleadë (Video) appeared first on Telesport.