Roma ka marrë fitoren e tretë rresht në këtë sezon të ri, pasi sonte mundi 2-1 Atalantën, në sfidën e luajtur në “Olimpico”. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Rasti i vetëm i rrezikshëm i pjesës së parë ishte goditja me kokë e Gianluca Mancini, e pritur në mënyrë të shkëlqyer nga Marco Carnesecch.
Pjesa e dytë nis më mirë për Atalantën, që gjen golin në minutën e 47-të, me Ederson. Braziliani përfitoi nga një mungesë vëmendjeje e mbrojtjes vendase dhe dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLINEDERSON
Përmbysja e Romës do të vinte në minutat e fundit. Në minutën e 89-të, Mario Hermoso barazon shifrat 1-1, pasi shënoi me kokë, pas krosimit të Matias Soule nga këndi. SHIKOGOLINEHERMOSO
Në minutën e 90+3′, Matias Soule tregon gjithë klasin e tij dhe shënon golin e dytë dhe të fitores së madhe për Romën, pas asistit të Paulo Dybala. SHIKOGOLINESOULE
Roma fiton 2-1 dhe i bashkohet Interit në krye me 9 pikë të plota në tre javë. Atalanta pëson humbjen e parë për këtë sezon.
The post Çmenduri në “Olimpico”, Roma përmbys Atalantën me dy gola në minutat shtesë (video) appeared first on Telesport.
