Sfida hapëse e javës së nëntë në Serie A, mes Sassuolo dhe Lazio, ka nisur vrullshëm, duke dhuruar plot 4 gola në 15 minutat e parë, gjë aspak e zakontë për këtë kampionat.
Në Reggio Emilia, bardheklatrit e drejtuar nga Gennaro Gattuso gjetën avantazhin që në minutën e 2-të, me Kenneth Taylor. vendasit barazuan shifrat me Kristian Thorstvedt, në minutën e 7-të.
Reagimi i kryeqytetasve ishte i menjëhershëm, duek shënuar dy gola të tjerë për dy minuta. Në minutën e 13-të, Gustav Isaksen shënon golin e dytë për Lazion dhe tre minuta më pas ishte Romano Floriani që shënoi golin e tretë.
The post Çmenduri në Serie A. 4 gola në 16 minuta, në ndeshjen hapëse të javës së nëntë (video) appeared first on Telesport.
