Çmimet e naftës shtrenjtohen, kjo është lista e veturave me benzinë ose hibride që harxhojnë shumë pak

Në Gjermani, ku çmimet e benzinës kalojnë 2 euro për litër, dhe ku çmimi i naftës po shtrenjtohet vazhdimisht, klubi ADAC ka përgatitur një listë të modeleve më ekonomike me motor benzine në treg, nga makinat urbane deri te automjetet e klasës së lartë, për t’i ndihmuar blerësit të zgjedhin.

Vlen të përmendet se ADAC ka përfshirë edhe automjete hibride, ku motori kryesor është benzinë, prandaj këto modele renditen kryesisht në krye të listës së më ekonomikeve.

Automjete urbane dhe të vogla

Në kategorinë e automjeteve më të vogla, kryesojnë Toyota Yaris Hybrid dhe Mazda 2 Hybrid, të cilat sipas të dhënave të fabrikës konsumojnë vetëm 3,8 litra në 100 km.

Pas tyre vijnë Renault Clio Hybrid E-Tech 160 me 4,1 litra/100 km dhe Mitsubishi Colt 1.6 Hybrid, model që së shpejti do të hiqet nga tregu, me 4,2 litra/100 km.

Kompakt

Edhe në segmentin kompakt, teknologjia hibride siguron konsum të ulët. Më ekonomik është SUV i vogël Mitsubishi Grandis 1.8 Hybrid me mesatare 4,3 litra/100 km.

Pas tij renditen Toyota Corolla Hybrid me 4,4 litra dhe Kia Niro 1.6 GDI Hybrid me 4,5 litra/100 km.

Mesatare

Modelet e klasës mesatare tregojnë se automjetet familjare të hapura nuk janë domosdoshmërisht shpenzues të mëdhenj. Lista kryesohet nga Dacia Bigster Hybrid 155 me 4,7 litra/100 km.

Më pas vijnë Škoda Octavia 1.5 TSI mHEV me 4,8 litra dhe Renault Espace E-Tech Full Hybrid me 4,9 litra/100 km.

Klasë e lartë

Edhe në segmentin e makinave të larta mund të gjenden modele ekonomike. Në krye janë Lexus ES 300h dhe Škoda Superb 1.5 TSI, me konsum prej 5,1 litra/100 km.

Pak më shumë, 5,3 litra/100 km, konsumon Volkswagen Passat Variant 1.5 eTSI, duke e renditur ndër më efikaset në kategorinë e tij, shkruan ADAC.