Çmimet e naftës “Brent” u rritën sot mbi 114 dollarë për fuçi, ndërsa çmimet evropiane të gazit arritën nivelin më të lartë në tri vjet, duke u rritur për 30%. Rritja vjen pas sulmeve raketore të Iranit ndaj infrastrukturës kryesore energjetike në Katar, ku ndodhet fabrika më e madhe për eksport të gazit të lëngshëm (LNG).
Abu Dabi dhe Bahrain gjithashtu raportuan dëme në impiantet e tyre të gazit. Indekset kryesore evropiane janë kryesisht në rënie, ndërsa investitorët presin vendimet për normat e interesit nga Banka e Anglisë dhe Banka Qendrore Evropiane.
Në bursat amerikane, Dow Jones ra për 1,63%, S&P 500 për 1,36%, dhe Nasdaq për 1,46%. Çmimi i arit ra në 4.729 dollarë për uncë, ndërsa çmimi i grurit u rrit në 6,058 dollarë për bushel. Vlera e euros ndaj dollarit është 1,145.
