
Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit gusht është regjistruar rritje e çmimet për 12.1 përqind te produktet bujqësore, ndërsa rritja më e madhe ishte te patatet për 76.6 përqind, transmeton Portalb.mk.
“Çmimet në bujqësi në gusht të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë rritur tek inputi për 2.6% dhe tek autputi për 12.1%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Çmimet e produktet bimore shënuan rritje për 14.2 përqind, ndërsa te produktet blegtorale ka rritje 6.5 përqind.
“Në pjesën e inputeve, në gusht të vitit 2025, krahasuar me gushtin e vitit 2024, ka rritje të çmimeve të inputit 1 (fondet e shpenzuara aktualisht në bujqësi) për 2.3%, dhe rritje të çmimeve të inputit 2 (fondet e destinuara për investime në bujqësi) për 5.7%”, raportoi Enti.
