Çmimi i arit shënoi një rënie të ndjeshme gjatë ditës, duke zbritur fillimisht nën 4.900 dollarë dhe më pas duke testuar edhe nivelin 4.800 dollarë. Rënia po ndikohet nga një trend negativ afatshkurtër dhe tregtimi nën mesataren 50-ditore, që tregon vazhdim të presionit në treg.
Megjithatë, pritet për një rikthim të përkohshëm, pasi tregu ka hyrë në zonën e mbishitjes. Nëse çmimi mbetet nën 4.900 dollarë, në të ardhshmn pritet rënia rreth 4.700 dollarë.
Për sot, çmimi pritet të lëvizë mes 4.700 dhe 5.000 dollarëve, me parashikim përgjithësisht negativ.
The post Çmimi i arit në rënie të ndjeshme appeared first on Alsat.
