Shqipëria bën historinë në sportin e skive, duke korrur suksesin e parë në garat e Kupës së Botës për femra me skiatoren Lara Colturi. 20-vjeçarja triumfoi në pistën austriake të Gurgl, në disiplinën sllallom, në garën e tretë sezonale.

Pas dy vendeve të dyta në pistat e Soelden dhe Levi, Colturi ia doli mbanë të triumfojë sot në pistën e Gurgl. Një fitore për skiatoren kuqezi, triumf që është frut i një punë të jashtëzakonshme.

Pas garës, në një intervistë ajo tha: “Ishte një moment i vecantë të fitoja një garë në Kupën e Botës. Jam stërvitur mirë dhe shumë kohët e fundit. Më në fund ia dola mbanë”.

“I falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe ndihmuar, pa ta do të ishte e pamundur. Ky është në moment special për mua. Në fitore e madhe. E pranoj që më duket si një çmenduri”, tha më tej Colturi.

“Më vjen mirë që arrij një dfitore që për mua por edhe për Shqipërinë ka rëndësi, pasi po bëhemi të njohur në këtë sport. Kjo fitore tregon se po ecim në rrugën e duhur, kemi punuar shumë”, u shpreh skiatorja kuqezi.

The post Colturi pas triumfit: Kjo fitore e parë më duket si një çmenduri, jemi në rrugën e duhur appeared first on Telesport.