Duke qenë se Como po bën gjithçka për transferimin e Moise Kean, kjo do të thotë që për Alvaro Moratën nuk ka më vend të liqenorët. Como po kërkon të sistemojë sulmuesin spanjoll diku tjetër, madje është e gatshme të mbulojë edhe një pjesë të pagës së tij, në rast huazimi.

Deri tani, propozimi i vetëm konkret ka ardhur nga spanjollët e sapo ngjitur në elitë, Deportivo La Coruna. Po ashtu ka interes edhe nga MLS, por ende asnjë ofertë konkrete.

Megjithatë, Morata mund të largohet nga Como por jo nga Serie A. Spanjolli i është ofruar Lazios, ku ekipi i drejtuar nga Gennaro Gattuso, po has vështirësi për gjetjen e një sulmuesi, pasi marrëveshja me Dieng dështoi gjithashtu.

Një tjetër opsion mund të jetë edhe Atalanta, ku ardhja e Moratës do të shtonte konkurrencën në sulm dhe do t’i jeptë mundësi trajnerit Maurizio Sarri të kishte më shumë mundësi zgjedhjeje.

The post Como kërkon të sistemojë Moratën, dy opsione në Serie A dhe dy të tjerë larg Italisë appeared first on Telesport.