“Le të nisim nga një parim i qartë: trajneri ka gjithmonë të drejtë. Nëse Spalletti mendoi se ishte më mirë ta bënte atë zëvendësim, do të ketë pasur arsyet e veta. Megjithatë, duhet kuptuar edhe zhgënjimi i një futbollisti që dëshironte të jepte më shumë”, – deklaroi Sergio Conceição për “Gazzetta dello Sport”, duke komentuar përplasjen e djalit të tij, Chico, me Spallettin gjatë ndeshjes Celta Vigo–Juventus.

“Ky është mendimi im si trajner, jo si baba. Në skuadrën time preferoj një lojtar me personalitet, që zemërohet kur zëvendësohet, sesa dikë që nuk i intereson fare. Janë episode të zakonshme në futboll. Ndoshta nuk janë të bukura, por nuk duhen zmadhuar”.

Më tej, ai kritikoi mënyrën si vlerësohet Chico: “Për të po krijohet një narrativë që nuk më pëlqen. Ai është anësor, jo qendërsulmues. Puna që bën në sulm dhe në mbrojtje për shokët nuk vlerësohet. Krijon epërsi numerike, driblon, hap hapësira. Kur luan mirë ose shënon, thuhet se mund të japë më shumë; kur nuk shënon, kritikat vërshojnë. Duhet edhe pak përkëdhelje, jo vetëm kritika”.

Në fund, me humor, shtoi: “Si baba, zemërohem me të sa herë gjuan dhe nuk shënon”.

 

The post Conceição për djalin: Spalletti ka të drejtë, por duhet kuptuar edhe ai. Po krijohet një narrativë e gabuar appeared first on Telesport.