Sonte u zhvilluan edhe dy gjysmëfinalet e Conference League ku Chelsea triumfoi 4-1 përballë Djurgarden ne Suedi në ndeshjen e parë gjysmëfinale duke hedhur keshtu nje hap ne finalen e madhe. Pas 13-të minutash lojë, Blutë kaluan në epërsi me anë të Jadon Sanchos.

CHELSEA 0-1 (VIDEO)

Rezultatin për Chelsean e dyfishoi Noni Madueke, kur u asistua nga Enzo Fernandez në minutën e 43-të. Nicolas Jackson (59’) pranoi një asistim nga Ciole Palmer, për rezultatin 3-0.

CHELSEA 0-2 (VIDEO)

CHELSEA 0-3 (VIDEO)

Jackson ishte edhe njëherë në listën e golashënuesve, kur u asistua prej Moises Caicedo në minutën 65-të. Por, vendasit ia dolën të shënonin golin ngushëllues vetëm tre minuta më vonë, kur Alemayehu Mulugueta shënoi për 1-4.

CHELSEA 0-4 (VIDEO)

Ky rezultat e vë praktikisht Chelsean në finale të Ligës së Konferencës, aty ku do të përballet me fituesin e duelit mes Real Betisit dhe Fiorentinës.

GOLI I EZE – VIDEO

GOLI I ANTONY – VIDEO

Betis qe fitoi 2-1 ndaj ekipit vjollce me golat e realizuar nga  Abde Ezzalzouli pas 6 minutash dhe ne pjesen e dyte nga i zakonshmi Antony, totalisht i rigjeneruar (nje gol i bukur nder te tjera). Fiorentina megjithatë mban gjithçka të hapur me golin e Ranierit minutën e 73-të.

 

The post CONFERENCE | Chelsea me “poker”, thuajse kryen misionin “finale”. Betis i falet një Antony spektakolar por Fiorentina mban hapur diskutimin (VIDEO) appeared first on Telesport.