Në “Campo de Futbol de Vallecas” në Madrid, Rayo Vallecano ka fituar pastër 3-0 ndaj AEK në ndeshjen e parë çerekfinale të Conference League. Spanjollët befasuan Thomas Strakoshën që në minutën e 3-të, duke gjetur golin pas një kundërsulmi të shpejtë dhe finalizimit me sukses të Ilias Akhomach.

Në fund të pjesës së parë, Vallecano dyfishon shifrat. Strakosha ndal tentativën e parë të Akhomach, por jo të dytën nga Unai Lopez, i cili ishte shumë afër me portën dhe e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë.

Në minutën e 74-të, Isi Palazon shënon golin e tretë nga pika e bardhë e penalltisë, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga njëri prej lojtarëve të ekipit grek.

Rayo Vallecano fiton 3-0 dhe hedh një hap të madh drejt gjysmëfinales. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave. Mbrojtësi i Shqipërisë, Ivan Balliu e pa ndeshjen nga stoli, pasi nuk u aktivizua për asnjë minutë.

SHIKOGOLAT

The post Conference League: Strakosha dhe AEK pësojnë 3 gola në Spanjë, Balliu i sheh nga stoli (video) appeared first on Telesport.