Antonio Conte foli për DAZN pas ndeshjes ndaj Bologna: “Po përpiqemi të japim maksimumin. Ky ka qenë një sezon shumë i vështirë, me situata që mund të na fundosnin. Duhet përgëzuar grupi që arriti të përballojë mungesat dhe të qëndrojë në garë. Interi e meritoi titullin, sepse mentaliteti fitues tregohet edhe duke pranuar meritat e kundërshtarit. Kjo nuk do të thotë se ne kemi humbur”.

Më pas trajneri analizoi humbjen 3-2: “Nuk është hera e parë që e gjejmë veten në disavantazh 2-0, kështu që nuk është rastësi. E rikthyem ndeshjen me meritë dhe provuam ta fitonim duke sulmuar shumë, por kur nuk mund ta fitosh, nuk duhet ta humbasësh. Në fund erdhi një goditje e hidhur. Nuk mendoj se e meritonim, por ndodhi. Tani duhet të rikuperojmë energjitë dhe të sigurojmë kualifikimin në Champions në dy ndeshjet e fundit”.

Për Hojlund: “Është i vetmi sulmues që kemi në skuadër dhe po luan gjithmonë. Është vetëm 23 vjeç, ka potencial të madh dhe punon shumë për ekipin”.

 

The post Conte: Interi e meritoi titullin, por kjo nuk do të thotë se ne kemi humbur… appeared first on Telesport.