Antonio Conte, trajneri i Napolit, foli për DAZN pas fitores 2-1 ndaj Milanit: “Pjesën e parë dominuam, por nuk duhet harruar se Milani është një skuadër e shkëlqyer, që e nisi sezonin për të fituar titullin dhe në janar u përforcua. E detyrova Anguissa të luante, pasi nuk u aktivizua me kombëtaren. Na mungonte McTominay, kështu që duhej të merrja disa rreziqe.
Neres nuk kishte luajtur prej kohësh, ndaj edhe rënia jonë ishte e pritshme. Ndoshta ndikoi edhe pak frika, por ky është një rezultat i rëndësishëm që na lejon të qëndrojmë në ndjekje të Interit dhe të shkëputemi nga vendi i pestë. Nuk e nisëm sezonin me objektivin për në Champions, por thjesht për t’u kualifikuar në Europë.
Tani jemi këtu dhe pas tetë muajsh punë do të ishte çmenduri të mos besonim te diçka e jashtëzakonshme. Përpara në renditje kemi një skuadër që është një ‘makinë lufte’, jo vetëm në Itali, por edhe në Europë. Për ne është e rëndësishme të rikuperojmë të gjithë lojtarët. Nëse ia dalim, mund ta themi fjalën tonë”.
A keni dhënë një sinjal të qartë?
Sot nuk ishte e lehtë, sepse luanim pas Interit dhe kundër një skuadre të fortë. Ishin të gjitha kushtet, jo për t’ia dhënë titullin Interit, por për të krijuar një distancë të vështirë për t’u kapur. Tani na pret një ndeshje e vështirë në Bologna, por përgjigja e skuadrës ishte e rëndësishme. Nëse do ta menaxhonim më mirë situatën… Sot humbëm McTominay dhe u detyrova të ndryshoja formacionin, duke sakrifikuar Raspadorin. Këto janë ditët që një trajner i urren, sepse duhet të gjesh zgjidhje të vështira. Më duhej të merrja një Tachipirina, sepse koka më dhemb shumë.
Sa e madhe është dëshira për të arritur diçka speciale me Napolin?
Sa i përket përshtatjes sime, gjithçka shkoi përtej pritshmërive. U pranova menjëherë shumë mirë, ishte hera e parë që më pritën kështu, pa dhënë ende asgjë. Sot, në një farë mënyre, ua shpërblyem entuziazmin që ekzistonte që nga Dimaro. Duhet të jemi të vetëdijshëm se po bëjmë diçka të jashtëzakonshme dhe pothuajse të pabesueshme. Kemi luajtur vetëm në një kompeticion, sepse në Kupën e Italisë bëmë dy ndeshje. Duhet të jemi të pamëshirshëm, kanë mbetur edhe tetë ndeshje, pastaj do të mendojmë për të ardhmen.
The post Conte: Interi është si “makinë luf’te”, por do të ishte çmenduri të mos besonim te titulli appeared first on Telesport.
