Napoli fitoi 1-0 ndaj Venezia në ndeshjen e fundit të këtij viti dhe barazoi Atalanta në krye të renditjes së Serie A, ku të dyja skuadrat kanë nga 41 pikë. Trajneri i Napoli, Antonio Conte, duke bërë një rezyme të situatës shprehet i kënaqur edhe pse u tërheq veshin të tijve për të qenë më shumë të qetë para portës.

Venezia është një ekip i mirë që na befasoi në fushë. Ne duhet të jemi më të mirë para porte për të shfrytëzuar rastet që kemi dhe për të shënuar gola të tjerë. Nëse do të kemi një avantazh më të madh do të shmangnim momentet e ankthit dhe panikut në zemër në fund të ndeshjeve tona”, tha Conte.

Më pas, trajneri foli për dëshirën e tij për të fituar dhe objektivat që klubi po i vendos tani vetes: “Edhe nëse luaj letra me vajzën time dua të fitoj. Nuk do të firmosja kurrë për objektivat minimale. Projekti ynë është i ri dhe objektivat e klubit janë të njohura. Personalisht synoj gjithmonë maksimumin”.

Nuk e kishim parashikuar që në fund të dhjetorit do të kishim 41 pikë. Ekipi po rritet dhe po punon ndeshje pas ndeshje. Duhet të shmangim dëmtimet, ndërkohë që djemtë në fushë dhe tifozët po kënaqen shumë. Të shohim se si do të shkojmë deri në fund, sezoni është i gjatë”, tha Conte.

The post Conte: Ky Napoli të bën me zemër, edhe kur luaj letra me vajzën time dua të fitoj appeared first on Telesport.