Antonio Conte ka dhënë deklarata të reja për “Cronache di Spogliatoio”, duke rrëfyer përvojën e tij tek Interi, ku mbërriti në vitin 2019. Misioni ishte i qartë që në fillim, siç i thanë presidenti i atëhershëm Zhang dhe drejtori Marotta: “Duam të na rikthesh te fitorja. Nuk fitojmë prej 10 vitesh. Duam t’i japim fund hegjemonisë së Juventusit në Itali dhe të bëjmë figurë të mirë në Europë”.
Për largimin pas fitimit të titullit, në fund të sezonit të dytë, Conte shpjegoi: “Në një mbledhje më thanë se praktikisht të gjithë lojtarët mund të shiteshin. Marrëveshjet mbi të cilat kisha ardhur ishin të ndryshme. Edhe nëse situata e COVID-it bllokoi investimet e Zhang, kushtet kishin ndryshuar. Kur angazhohesh me një klub, angazhohesh edhe me një popull, me tifozët”.
Conte tregoi edhe si e ndihmoi Lukakun të bëhej sulmues më i kompletuar: “Romelu nuk ishte mësuar të luante me shpinë nga porta. Në fillim më thoshte se dinte vetëm të sulmonte hapësirat dhe nuk ishte mësuar të mbante topin. Pas stërvitjes nisëm t’i gjuanim fort topa me makinën automatike, ndërsa Paolo Vanoli i afrohej nga pas për ta shqetësuar, sigurisht i veshur me mbrojtëse prej sfungjeri, që të mos lëndohej”.
The post Conte: Lukakun e përmirësova me makinën e topave dhe… Vanolin. Marotta më tha: Mund Juventusin! appeared first on Telesport.
