Antonio Conte shijon fitoren e parë në këtë Champions, suksesin 2-1 ndaj Sporting Lisbona me golin vendimtar të Højlund: “Kundërshtari ishte shumë i fortë, e kam përballur edhe me Tottenham në Champions. Shumë lojtarë janë ende aty, është skuadër me nivel. Ne fituam si grup, pavarësisht emergjencave. Krahasuar me vitin e kaluar, mbrojtja ka ndryshuar krejtësisht. Të gjithë dhanë përgjigje pozitive, edhe ata që hynë si Neres, Lang, Oliveira e Lucca. Dy golat e pësuar në Milano na kanë dhënë shtysën, grintën dhe vëmendjen që treguam sot”.

Për De Bruyne tha: “Vjen nga një realitet i madh, 10 vite te City në nivele shumë të larta. Ai është serioz dhe punon shumë. Unë kërkoj nga të gjithë përkushtim total dhe agresivitet në të gjitha fazat. Nëse duhet të bëj zëvendësim për të fituar, e bëj pa hezitim”.

Mbi humbjen me Milanin: “Pësuam dy gola të shmangshëm, që na e vështirësuan punën. Megjithatë, sivjet e kemi komanduar lojën më shumë se sezonin e kaluar. Duhet të kemi një ‘frikë të shëndetshme’ për të mos pësuar. Pamja me Leao të ndjekur nga 7 lojtarë tanët tregon mentalitetin e duhur”. Për McTominay: “Mund të luajmë me 4 mesfushorë ose 4-3-3, por gjithmonë me ekuilibër dhe forcë për të rikuperuar topin. Rruga është e qartë”.

The post Conte: Reagim i shkëlqyer nga të gjithë. De Bruyne? Futbollist serioz dhe i përkushtuar… appeared first on Telesport.