Cristiano Ronaldo ka shkaktuar stuhi reagimesh në rrjetet sociale pas komenteve të tij për rolin e Georgina Rodríguez, bërë gjatë intervistës në “Piers Morgan Uncensored”. Edhe pse kampioni portugez konfirmoi dëshirën për t’u martuar Georgina, me të cilën është prej gati 10 vitesh, fjalët e tij mbi jetën familjare u quajtën “anakronike” nga shumë përdorues.
I pyetur se çfarë e bën Georginën të veçantë, Ronaldo tha: “Ka shumë cilësi që i dua. Është unike në mënyrën si kujdeset për mua, për familjen dhe shtëpinë, çka kërkon shumë punë”. Por deklarata që ndezi polemikat ishte kjo: “Nëse ajo do ishte ndryshe, unë nuk do merresha me të. Burrat nuk mund të merren me këto gjëra, punët e shtëpisë, sinqerisht”.
Fjalët e tij ndezën rrjetin, shumë e quajtën “fëmijë të paaftë për t’u kujdesur për veten”, ndërsa të tjerë e mbrojtën, duke theksuar se është zgjedhje personale e çiftit dhe Georgina ka pavarësi të plotë ekonomike.
The post CR7 shkakton “tërmet” me fjalët për Georgina: Burrat nuk merren me punët e shtëpisë… appeared first on Telesport.
