Al Nassr, Al Ittihad, Al Hilal dhe Al Ahli përbëjnë aristokracinë e futbollit saudit, të mbështetur financiarisht nga fondi shtetëror PIF. Çdo klub mund të ketë deri në 8 yje të huaj (7 në fushë). Cristiano Ronaldo u transferua tek Al Nassr, Karim Benzema tek Al Ittihad. Nga tri kampionatet e fundit, dy i ka fituar ekipi i Benzema dhe një Al Hilal. Në sezonin e fundit, Al Hilal doli i dyti dhe Al Nassr i treti, duke mbetur jashtë Champions-it aziatik. Cristiano synon 1.000 gola (aktualisht 962).

Benzema, pa marrëveshje me Al Ittihad, kaloi tek Al Hilal, rival i drejtpërdrejtë i Al Nassr dhe aktualisht lider me 1 pikë avantazh. Lëvizja e ka tronditur CR7, i cili ankohet për mungesë mbështetjeje nga PIF dhe nuk luajti ndeshjen e fundit, duke lënë të hapur largimin. Kundërpërgjigjja? Al Nassr u përforcua me Joao Félix, Coman, Iñigo Martínez dhe Simaka, por Al Hilal shpenzon më shumë. Al Nassr mbledh më pak fonde, pjesërisht pas emërimit të Semedo si CEO.

Cristiano fiton 200 milionë dhe është ambasador për Botërorin 2034. Largimi i kushton 50 milionë, por alternativat janë të pakta. Botërori 2026 kërkon vazhdimësi. Ky është paralajmërimi i një futbolli gjithnjë e më shumë fondesh biznesi, me yje të etur për para dhe pushtet…

The post Cristiano, Benzema, Arabia Saudite; futbolli që mbulohet me “petrodollarë”… appeared first on Telesport.