Aktori kosovar Çun Lajçi i cili njihet edhe si mbështetës i kryeministrit Albin Kurti, sot ka dalë me një reagim kundër tij pasi nuk pati votë për nënkryetarët e partive opozitare në seancën e sotme konstituive, transmeton Gazeta Online Veriu.info.

Lajçi thotë se Kurti ka gabuar sot madje shumë, “ne që t’besojmë, kemi pritë se për tridhjetë minuta ke me konstituue Qeverinë n’tans” ka thënë ai në reagimin e tij.

Postimi i plotë:

Jo, Albin

Nuk bane mirë. Ose, ma mirë po them: e mësove keq Albulenën.

Për veten time po flas. E di se s’ka me t’pëlqye çka po them, ty as idhëtarëve ty, por unë jam mësue me folë edhe kur mua m’duket se s’je n’terezi. Ma panë sytë kështu dhe kështu po shkruej, s’po e zbukuroj fare se keq ishte. T’pakten për mua.

Nëse ke kërkue votë për Presidentin, atëherë asht dashtë me dhanë votë për Çitakun e Shalën.

Kokë për kokë, thoshte Leka, por n’politikë kam dëgjue se nuk veprohet gjithmonë ashtu.

Sot, ne që t’besojmë, kemi pritë se për tridhjetë minuta ke me konstituue Qeverinë n’tansi!

Pse ky inat?

A s’u ngope me inatet e të tri partive? A s’the se ne s’jemi si ata?

Pse e çele shtegun e thashethanave?
Pse po bahesh kryeneq kur s’duhet?!

Ç’të themi tash? Se bane mirë?

Jo, Albin. Gabove. Shumë gabove.

Sot duhej me rreh hekurin n’kudhë, sa ishte i skuqun. Tash vështirë se ke me e tëhollue ma.

Listës Serbe mirë ia bane, por jo partive shqiptare, prej të cilave kërkove votë për President.

Për atë Zot, sot nuk ishe ai që kam kujtue se je: diplomat dhe i matun!

Tash veç Zoti e din se si ka me dalë kjo puna jote, se tri herë t’erdhi vera kah dera, e s’dite me shti mrena!

Tash i ke ngulë thundrat n’akull, por asht tepër nxehtë e akulli mund të shkrihet.

Shkurt:

Mua, sot, s’m’u duke mençurak.

09.09.2026

The post Çun Lajçi del kundër Albin Kurtit: A s’u ngope me inatet e të tri partive? A s’the se ne s’jemi si ata? appeared first on Veriu.info.