Edhe pse vetëm pak javë më parë u bë nënë për herë të parë, Dafina ka gati projektin e saj të ri muzikor. Kënga e re, me titull “Faya”, do të publikohet më 21 gusht.
Lajmin e dha vetë artistja përmes rrjeteve sociale, duke ndarë një fotografi me titullin dhe datën e lansimit, që menjëherë shkaktoi entuziazëm tek fansat.
Kujtojmë se Dafina vetëm një muaj më parë solli në jetë djalin e saj, Daskan./TV21
