Pas skadimit të kontratës në fund të sezonit të kaluar me Real Madrid, Dani Carvajal vazhdon të jetë ende futbollist i lirë dhe në kërkim të një ekipi të ri.
AS raporton se fundmi se mbrojtësi i krahut të djathtë ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin e La Ligës, Getafe, që e ka bazën në Madrid. Drejtuesit e klubit janë të interesuar për mbrojtësin duke ditur përvojën e tij dhe vetë lojtari duket i hapur ndaj kësaj sfide, sidomos për shkak të afërsisë me familjen dhe shtëpinë e tij.
Kjo gjë do t’i mundësonte të vazhdonte jetën në Madrid pa ndryshuar rutinën e përditshme. Ai gjithashtu e vlerëson projektin sportiv të Getafe dhe e sheh me interes mundësinë për të punuar nën drejtimin e trajnerit Jose Bordalas. Zyrtarizimi i marrëveshj pritet të vijë shumë shpejt.
The post Dani Carvajal gjen ekipin e ri, por sërish nuk largohet nga Madridi appeared first on Telesport.
