Danimarka ka vendosur të bojkotojë aktivitetet e Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos, në shenjë proteste ndaj asaj që e quajti shkelje të sovranitetit të saj në lidhje me çështjen e Groenlandës, raportoi SEE News .

Ministria e Jashtme daneze tha se administrata e Forumit të Davosit u kishte dërguar ftesa zyrtare përfaqësuesve dhe kompanive nga Groenlanda për të marrë pjesë si një entitet i pavarur, gjë që Kopenhageni e konsideron shkelje të normave të përcaktuara ndërkombëtare.

Ministria theksoi se Groenlanda është pjesë integrale e Mbretërisë së Danimarkës, duke shtuar se veprime të tilla në forum përbëjnë ndërhyrje në punët sovrane të Danimarkës dhe minojnë parimin e njohur ndërkombëtarisht të integritetit territorial dhe unitetit shtetëror.

Vendimi, sipas autoriteteve daneze, pasqyron ndjeshmërinë në rritje rreth çështjes së Groenlandës në kontekstin e tensioneve më të gjera gjeopolitike, veçanërisht midis qëndrimeve evropiane dhe amerikane mbi Arktikun.

The post Danimarka bojkoton forumin e Davosit appeared first on Alsat.