Gazetar: Angell Dimovski
Drejtoria e të Ardhurave Publike do t’i tatimojë të ardhurat e studentëve të realizuara përmes programit “Work & Travel”. Studentët të cilët kanë qenë pjesë e programit në Gjermani thonë se kanë marrë njoftim nga DAP për obligimin që të deklarojnë të ardhurat e fituara jashtë vendit, edhe pse ka marrëveshje për tatim të dyfishtë midis dy vendeve. Bazuar në marrëveshje tatimi i paguar në Gjermani nuk duhet të tatohet përsëri te ne. Megjithatë një pjesë e studentëve thonë se nga DAP u është thënë se institucioni do të bëjë përllogaritjen e të ardhurave totale, në bazë të tatimit të kthyer, pas çka do të ketë tatim shtesë prej 10%.
“Drejtoria e të Ardhurave Publike kërkon që këto të ardhura të deklarohen dhe të paguhet tatim rreth 10%. Megjithatë, disa studentë që janë drejtuar dhe kanë pyetur në DAP kanë marrë informacion se, përveç pagesës së një përqindjeje mbi tatimin e kthyer, duhet gjithashtu të paguajnë tatim në DAP edhe për të gjitha të ardhurat e realizuara në Gjermani” – Studentaria.
- DAP kërkon që të ardhurat të deklarohen dhe të paguhet tatim prej 10%
Parlamenti Studentor kërkon që të respektohet marrëveshja për tatimin e dyfishtë.
“Mbështesim kërkesat e studentëve dhe do të realizojë takim me udhëheqjen e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, ku do të diskutohet për gjendjen faktike aktuale dhe tejkalimin e saj,” thonë nga Parlamenti Studentor
- Do të realizojmë takim me udhëheqjen e DAP-it
Nga ana tjetër ministrja e Arsimit thotë se paratë e fituara duhet të tatohen, por nuk duhet të tatohen dy herë.
“Nuk jam eksperte në këtë fushë, por sigurisht çdo fitim tatohet kudo, prandaj supozoj edhe në vendin tonë, sa kam dijeni unë, tatimi i dyfishtë nuk është i dëshirueshëm dhe nuk duhet të ekzistojë,” deklaroi Vesna Janevska, ministre e Arsimit.
Nga Drejtoria për të Ardhura Publike thonë se nuk do të ketë tatim të dyfishtë për studentët.
“Nëse studentët kanë punuar në Gjermani për më pak se 183 ditë në një periudhë 12-mujore, ata janë të detyruar të deklarojnë të ardhurat e tyre në DAP dhe të paguajnë tatimin në Maqedoni. për këtë arsye administrata tatimore në Gjermani ua rimburson tatimin e paguar atje. Nëse puna dhe qëndrimi zgjatë më shumë se 183 ditë, atëherë të ardhurat tatohen në Gjermani dhe nuk ka rimbursim tatimor. Megjithatë studentët duhet të deklarojnë të ardhurat e tyre në DAP me çka, tatimi i paguar në Gjermani do të njihet si kredi tatimore”, thonë nga DAP
- Studentët janë të detyruar të deklarojnë të ardhurat e tyre në DAP dhe të paguajnë tatimin. Gjermania ua rimburson tatimin e paguar atje.
- Nëse puna dhe qëndrimi zgjatë më shumë se 183 ditë, atëherë të ardhurat tatohen në Gjermani.
DAP thotë gjithashtu se synojnë vendosjen e rendit për taksat dhe zbatimin korrekt dhe të barabartë të rregullave ligjore për të gjithë tatimpaguesit. /Alsat.mk
The post DAP do t’i tatimojë të ardhurat e studentëve të realizuara përmes programit “Work & Travel” appeared first on Alsat.
