Pothuajse një muaj pas “po” mes Gigi Buffon dhe Ilaria D’Amico, informacionet dhe kuriozitetet në sfond për martesën mes ish-portierit dhe gazetares vazhdojnë të dalin në dritë. Një dasmë e shumëpritur, e cila erdhi pas 10 vitesh dhe një fëmije së bashku. Sipas asaj që raporton “Oggi”, një gjest i ish-futbollistit i kishte tronditur 200 të ftuarit e pranishëm, kryesisht femrat.

“Falë teje, Ilaria, takova dashurinë e vërtetë. Nuk e besoja se mund të ekzistonte”, – tha Gigi, duke i lënë të gjithë të shtangur.

“Ndër disa të ftuar, sidomos te pjesa femërore, që ishin më të vëmendshme dhe të ndjeshme ndaj nuancave, kjo referencë për ‘dashurinë e vërtetë’ nuk u pëlqye. Dukej si një vrazhdësi e kotë, nëse jo mendjelehtësi, ndaj Alena Seredova, ish- gruas dhe nënës së djemve të tyre, Louis Thomas dhe David Lee, të cilët në këtë këndvështrim mund të ndihen produkt i një dashurie të dyshimtë, të rreme dhe të pavërtetë. – Nuk mund të sillesh si zog i dashurisë, sikur të mos ekzistojë e kaluara. Alena Seredova u martua me të, solli në jetë dy fëmijë me të dhe 10 vite më parë e la për dikë tjetër”.

Padyshim që dënimi i Gigi Buffon nuk e la indiferente Alena Seredova, por ajo preferoi të heshtë. “Mendoj se nuk ka nevojë të them asgjë”, – u kufizua ajo duke komentuar në rrjetet sociale.

The post Dasma e Buffon dhe Ilaria D’Amico, gjesti që tronditi të ftuarit appeared first on Telesport.