Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka folur për herë të rrallë rreth planeve për martesë me partneren e tij, Georgina Rodriguez.
Në një intervistë dhënë për DailyMail, Ronaldo i pyetur për planet për martesë me shaka tha se së bashku me partneren e tij planifikojnë ta bëjnë ceremoninë e dasmës pas Kupës së Botës, shkruan portali rtv21.tv
“Planifikojmë ta bëjmë pas Kupës së Botës me trofeun! Por ajo nuk është personi që i pëlqen festat e mëdha. Asaj nuk i pëlqen. Asaj i pëlqejnë gjërat private. Kështu që do t’i respektoj këto vendime”, tha ai.
Çifti, që prej vitesh jeton një histori dashurie të përfolur, ku para pak kohësh i propozoi edhe martesë Georginas me një unazë dimanti që u komentua shumë. /21Media

