“Kam qenë gjithmonë pranë babait tim, që në fillimet e tij, kur më merrte me vete në Milanello në vitet e para të ’90-ës, kur ai ishte ende futbollist. Kam pasur fatin ta kem gjithmonë pranë, pavarësisht punës së tij. Ai më dha mundësinë të përjetoja nga afër dhomat e zhveshjes me kaq shumë kampionë të mëdhenj.

Të drejtoj Milanin? Kam shumë ëndrra, por qëndroj me këmbët në tokë. Ëndrrën time tashmë po e jetoj. Po drejtoj një skuadër të re që mund t’iu hapë probleme të gjithëve”, tha Davide Ancelotti, djali i Carlo Ancelottit dhe trajneri aktual i Lille, për “Radio Anch’io Sport”.

Për babain e tij, veçoi: “Forca më e madhe e babait tim ka qenë aftësia për t’u përshtatur me lojtarët që kishte në dispozicion dhe për të evoluar bashkë me lojën. Ky është mësimi i tij më i madh. Trajneri duhet të jetë një figurë kameleonike”.

Në të ardhmen e afërt është Roma, ish-klubi i Carlo Ancelottit, me të cilën Lille do të përballet në ndeshjen e fundit të Champions League: “Roma është një qytet special për mua. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme. Objektivi është të kualifikohemi në ‘play-off’; do të luftojmë deri në fund”.

The post Davide Ancelotti: Të drejtoj Milanin në të ardhmen? Kam shumë ëndrra, por qëndroj me këmbët në tokë appeared first on Telesport.