
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova po merr pjesë në Takimin e Shtatë të Komunitetit Politik Evropian që mbahet në Kopenhagë. Në forum marrin pjesë presidentë dhe kryeministra nga e gjithë Evropa, si dhe udhëheqësit e institucioneve evropiane, përcjell TV21. Siljanovska-Davkova theksoi se për të është nder dhe përgjegjësi të flasë në panel-diskutimin „Siguria dhe qëndrueshmëria – kërcënime tradicionale dhe të reja“, me të cilin do të kryesojnë presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.
“Të them diçka si përfaqësuese e një vendi të vogël. Neve na duhet politikë si art i mundësisë, në vend të politikës me të cilën jetojmë sot, në të cilën pyetja është kush, kur dhe si fiton. Na duhet më shumë kantianizëm sesa makiavelizëm”, tha Gordana Siljanovska Davkova, Presidente e RMV.